PANIK NE SARANDE/ Shpërthim i fuqishëm eksplozivi – hidhet në erë makina e një personi në kërkim…(VIDEO) 

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin bregdetar të Sarandës. Burime bëjnë me dije se ka shpërthyer makina e një personi të shpallur në kërkim, me inicialet K.J.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi ndërsa mësohet se policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Shpërthimi është regjistruar në Lagjen Nr. 3 të qytetit bregdetar ndërsa të tjera detaje priten në vijim.

Shpërthimi i ndodhur ka tronditur banorët e zonës përreth. Sakaq, burime për media kanë bërë me dije se autoritetet kanë ngritur postoblloqe në hyrjet dhe daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit të përfshirë në ngjarje.