MESAZHI/ Dita e aktivitetit politik në Kavajë – Më shumë se Berishës, Salianji shfaqet krah të më të votuarit të primareve që kreu i ASHM e la jashtë listave

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, duket se po jep sinjale për një frymë ndryshe në PD. Pas zgjedhjeve të gjithë ulën kokën dhe ju bindën Berishës, por Salianji që në ditën e lirimit lajmëroi se do të punojë për ringritjen e PD. Shumëkush e sheh si një emër potencial për të marrë partinë. Shumë të tjerë mendojnë se sa të jetë Berisha, është mision i pamundur.

Por Salianji i ka dërguar mesazh të qartë Berishës. Ai ishte sot në Kavajë dhe ka postuar foto me Hysen Kadiun, personin më të votuar në primare, por që Berisha e la jashtë listave.

Kur ju shërben mirë qytetarëve dhe vlerëson detyrën politike të shpërblehesh me votë si i pari. Hysen Kadiu i palodhur për të shërbyer pavarësisht funksionit politik“, shkruan Salianji.