Sarandë, të shtëna me armë zjarri në lagjen nr.4 të qytetit.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Mitat Hoxha”. Mësohet se një person ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit të Sarandës dhe identifikohet të jetë shtetasi Adil Veli, ish-efektiv policie.









