TELEFONATA/ Erdogan bashkëbisedon me Trump – Turqia e gatshme për të ndërmjetësuar paqen mes Iranit dhe Izraelit!

Presidenti turk, Rexhep Tayip Erdogan, ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për të ndërmjetësuar në krizën mes Iranit dhe Perëndimit lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Gjatë një bisede telefonike me presidentin amerikan Donald Trump të dielën, Erdogan tha se ishte i gatshëm të merrte një rola aktiv në negociata për uljen e tensioneve që kanë përshkallëzuar konfliktin mes Izraelit dhe Iranit.

Gjatë bisedës, Erdogan mirëpriti sinjalet e fundit të Trump për një marrëveshje paqeje midis Teheranit dhe Tel Avivit, duke e inkurajuar atë që të kalojë nga fjalët në veprime konkrete.

“Duhet vepruar menjëherë për të shmangur një katastrofë që mund të përfshijë të gjithë rajonin”, tha Erdogan, sipas deklaratës zyrtare.

Kjo nismë vjen në një moment kur tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë në rritje, pas sulmeve ajrore izraelite dhe iraniane.