SHERR NE ASHM/ Adriana Kalaja e akuzoi se fitoi me votat e Ramës – Tabaku i përvishet eksponentes besnike të Berishës: Votat e mia janë të gjitha bio…

Deputetja Jorida Tabaku, heshti të gjithë “teoritë konspirative” që thonë se në zgjedhjet e 11 majit e ndihmoi Edi Rama. Duke ju përgjigjur akuzave të Adriana Kalasë dhe atyre që e akuzojnë, Tabaku tha: “Në një garë ku ti ishe fituesja e vetme sepse mund të isha e vetmja nga lista e hapur, jo të gjithë janë të kënaqur”.

Tabaku tha se votat e saj janë bio dhe demokrate.

Ata janë 20 e pak mijë vota demokratësh, të cilët më kanë votuar mua, PD-në, se kanë shkuar në thesin e PD-së dhe janë vota bio. Janë vota aq të djathta, që i kanë shkuar PD-së”, deklaroi ajo në “Klan News”.

Këto teoritë konspirative ia lemë atyre që dinë t’i bëjnë”, përfundoi ajo në lidhje me këtë temë.

Kujtojmë se nga zgjedhjet e 11 majit, Tabaku është kandidatja e vetme e PD-së që futet në Kuvend nga listat e hapura. Ajo mori 20 mijë e 586 vota.