Mesa duket armëpushimi në Lindjen e Mesme e ka bërë oresidentin e SHBA të ndihet shumë mirë me humorin.
Shtëpia e bardhë postoi një mesazh të Trump, që njoftonte pjesëmarrjen e tij në Samitin 2 ditor të Hagës, ku siç shprehet presidenti i SHBA, priste me padurim të shihte të gjithë miqtë e mi shumë të mirë evropianë dhe të tjerë
Postimi :
“Duke shkuar në NATO ku, në rastin më të keq, do të jetë një periudhë shumë më e qetë se ajo që sapo kalova me Izraelin dhe Iranin. Pres me padurim të shoh të gjithë miqtë e mi shumë të mirë evropianë dhe të tjerë. Shpresojmë që do të arrihen shumë gjëra!” – Presidenti Donald J. Trump
“Heading to NATO where, at worst, it will be a much calmer period than what I just went through with Israel and Iran. I look forward to seeing all of my very good European friends, and others. Hopefully, much will be accomplished!” – President Donald J. Trump










