PRONONCIMI/ Trump krahasoi luftën në Ukrainë me dy fëmijë që zihen – kundërshton Zelensky: Putin vrau mizorisht të vegjlit tanë!

Trump e krahasoi luftën me ‘dy fëmijë që luftojnë në një park’, ndërsa shtoi se “ndonjëherë është më mirë t’i lëmë të zihen për pak kohë!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar deklaratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se Rusia dhe Ukraina janë si fëmijë që zihen në park. Zelensky iu përgjigj duke thënë se Putini erdhi vrau pa mëshirë fëmijët tanë ukrainas.

“Ne nuk jemi fëmijë në shesh lojërash. Putini është një vrasës që erdhi në këtë park për të vrarë fëmijë”, u përgjigj Zelensky.

Pasi e krahasoi luftën në Ukrainë me ‘dy fëmijë që luftojnë në një park’, Trump u shpreh gjithashtu se “ndonjëherë është më mirë t’i lëmë të zihen për pak kohë”.

Zelenskyy tha se shoferët nuk ishin në dijeni se kabinat e lëvizshme dhe kontejnerët e tjerë që transportonin ishin të pajisur në mënyrë klandestine me dronë që do të sulmonin fushat ajrore ruse dhe do të dëmtonin miliarda dollarë në pajisje ushtarake.

Dronët e përdorur për të kryer sulmin ishin të fshehur në “shtëpi të lëvizshme” me çati të tërheqshme, të cilat ngarkoheshin në kamionë dhe më pas hapeshin nga distanca për të kryer operacionin.

“Ata nuk dinin asgjë. Ata thjesht bënë punën e tyre”, tha Zelensky.

Ukraina deklaroi se ka dëmtuar mbi 40 bombardues rusë në sulme, që përbëjnë rreth një të tretën e flotës së bombarduesve strategjikë të Rusisë.

Zelenskyy shtoi se shërbimet sekrete të vendit “përdorën vetëm armët tona” dhe nuk vendosën pajisje me origjinë nga arsenali i një aleati.

“Doja shumë të përdorja vetëm atë që prodhojmë ne dhe që ndarja të ishte shumë e qartë”, përfundoi ai.

Kujtojmë se Trump deklaroi se është e vështirë që të ndalohet lufta, pasi sipas tij ka shumë armiqësi mes dy vendeve dhe liderëve, Valdimir Putin dhe Volodymyr Zelensky. Presidenti i SHBA ka vënë në pikëpyetje kështu nëse do të ndikojë në negociatat për t’i dhënë fund luftës.