PERPLASJA/ E fyeu me fjalë të rënda – Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca

Spiropali përjashton Flamur Nokën nga seanca

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka përjashtuar nga seanca deputetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka e ka fyer me një fjalë të rëndë Spiropalin, por kjo pa mikrofon.

Përveç përjashtimit të Nokës, Spiropali ndërpreu përkohësisht seancën.

“Je i përjashtuar nga seanca, vazhdo ik atje”, i tha Spiropali Nokës. “E dëgjoni gjuhën e tij? Largohu nga foltorja. Nuk duroj as fyerje, as zaptim foltoreje”.

Noka: Kur jo vidhni thoni i shërbeni Shqipërisë, ta fshehim. Kur ju merrni koncesioni thoni i shërbejmë Shqipërisë, kur Pëllumb Gjoka merr dhjetëra hektarë, Sueli atje kazinotë, apo drogën Troplinët, ju thoni i shërben Shqipërisë…

Spiropali: Nuk është për procedurë, ta dhashë fjalën tre herë dhe nuk e përdore për procedurë. Kur të marrësh fjalën këtu do flasësh sërish. Të përshëndes. Të lutem..ka mundësi. Je i përjashtuar nga seanca. E dëgjon gjuhën e tij…Zoti Noka largohuni nga foltorja.

Po ju respektoj në maksimum për çdo procedurë, nuk duroj dot as fyerje, as zaptim të foltores. Largohu se je i përjashtuar.