MERKATO/ Palët shtrëngojnë duart, Totenhemi blen kartonin e lojtarit të Bajernit

Matis Tel është zyrtarisht lojtar i Totenhem. Klubi që fitoi Ligën e Europës ka vendosur ta blejë përfundimisht kartonin e 20-vjeçarit.

Tel ka firmosur kontratë të vlefshme deri në vitin 2031. Pas eksperiencës në huazim nga shkurti, klubi i Premier Ligë vendosi ta mbajë në skuadër duke shpenzuar rreth 50 milionë euro.

Aktualisht po luan në Europianin U-21 ku është pjesë e Francës. Me Totenhemin numëron 20 ndeshje në total ku ka shënuar edhe 3 gola e ka asistuar.