Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Majid Takht-Ravanchi deklaroi se Irani kërkon garanci nga SHBA.
Ai deklaroi se i vetmi kusht për t’u ulur në tavolinën e negociatave është që: Donald Trump të mos sulmojë më. SHBA duhet të përjashtojë idenë për një sulm të ri ndaj Iranit.
Sipas tij, administrata Trump ia ka bërë të qartë Republikës Islamike përmes ndërmjetësve se e dëshiron një hap të tillë. Zëvendësministri thekson se SHBA-të nuk kanë bërë të qartë pozicionin e tyre; nëse do të vijojnë sulmet gjatë zhvillimit të bisedimeve.
SHBA-ja dhe Irani ishin të përfshirë në bisedime mbi programin bërthamor të regjimit të ajatollahëve kur Izraeli goditi centralet bërthamore dhe infrastrukturën ushtarake iraniane në fillim të këtij muaji, ndërsa Teherani u përgjigj me raketa.
Washingtoni u përfshi drejtpërdrejt në konflikt më 21 qershor, pasi bombardoi tre nga centralet bërthamore të Iranit. Operacioni ushtarak i Izraelit, i cili nisi mëngjesin e 13 qershorit, dëmtoi raundin e gjashtë të bisedimeve jo direkte që duhet të mbaheshin në Muscat dy ditë më vonë.
Zyrtari i lartë tha gjithashtu se vendi i tij do të “këmbëngulë” që të jetë në gjendje të pasurojë uraniuam për qëllime paqësore, ndërsa mohoi sërish akuzat se Teherani po përpiqej fshehtas për të prodhuar një arme bërthamore.
“Niveli i kësaj përfshirjeje mund të diskutohet, kapaciteti mund të diskutohet. Por që të thuhet se ju nuk duhet të keni fare pasurim, duhet ta keni pasurimin zero se në të kundërt, ne ju bombardojmë – ky është ligj xhungle”, deklaroi zv.ministri i jashtëm Iranian.









