Presidenti amerikan, Donald Trump thotë se ishte nder i madh për të që të shkatërronte objektet bërthamore të Iranit dhe më pas të ndalonte luftën mes Tel Avivit dhe Teheranit.
Trump shtoi se Izraeli dhe Irani donin ta ndalonin luftën në mënyrë të barabartë.
“Si Izraeli ashtu edhe Irani donin ta ndalonin Luftën, në mënyrë të barabartë! Ishte nder i madh për mua të shkatërroja të gjitha objektet dhe kapacitetet bërthamore, dhe pastaj, të ndaloja luftën!”, shkroi Trump në Truth Social.









