KERKESA/ Goditjet e dënimit dhe gjuajtjet e penalltive, Lamine Jamal i dorëzon 2 kërkesa Barcelonës

Lamine Jamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga kërkesat e tij që i ka bërë paraprakisht klubit.

“El Mundo Deportivo” shkruan se sulmuesi anësor ka kërkuar të ketë të drejtën të ekzekutojë goditjet e dënimit dhe penalltitë për Barcelonën.

Deri më sot, këto të fundit i gjuanin Rafinja dhe Robert Levandovski, kështu që me siguri ata nuk do ta presin mirë këtë kërkesë të spanjollit.

Nuk dihet nëse Barcelona ka pranuar kushtet e Jamal, por me siguri do ta bëjë, sepse kjo shton shanset që ai të fitojë “Topin e Artë”.