VIDEO-LAJM/ Situatë e nxehtë në prag të ndeshjes në “Air Albania” – tifozët kuqezi përdhosin flamurin serb

Simbolet kuqezi kanë pushtuar rrugët e Tiranës ditën e sotme, pak orë para ndeshjes mes kombëtares sonë dhe Serbisë.

Ndërkohë ka nisur grumbullimi i tifozëve shqiptarë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u bërë gati për sfidën e mbrëmjes në orën 20:45 në “Air Albania” mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Situata paraqitet e qetë me përjashtim të disa rasteve sporadike, ku disa tifozë kanë shqiptarë kanë djegur flamurin serb.

Kujtojmë gjithashtu që për këtë ndeshje disa tifo-grupe të kombëtares shqiptare kanë dalë kundër FSHF sa i përket shitjes së biletave.