Një tjetër jaht luksoz është ankoruar në Portin e Durrësit. Auotriteti Portual i Durrësit ka bërë me dije se superjahti “Opera” është ankoruar mëngjesin e sotëm në bregdetin tonë.
Bëhet fjalë për super jahtin “Opera”, në pronësi të Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe anëtar i familjes mbretërore.
“Opera” kap vlerën e rreth 450 milionë dollarë, me një gjatësi 146.35 metra, gjerësi 21.5 metra, dhe zhytje maksimale 5.6 metra, është një prej gjigandëve luksozë që po vizitojnë kohët e fundit bregdetin e Shqipërisë.
Numri i madh i mjeteve luksoze, është një tregues se Porti i Durrësit është kthëyr në një pikë ndalesë strategjike itineraret mesdhetare.
Njoftimi i Autoritetit Portual Durrës:
Mëngjesin e sotëm, ka mbërritur në Portin e Durrësit jahti OPERA, me flamur britanik dhe i regjistruar në portin George Toën.
Mjeti lundrues ka ardhur nga Corfu, Greqi dhe ka gjatësi 146.35 metra, gjerësi 21.5 metra, dhe zhytje maksimale 5.6 metra.
Porti i Durrësit po mirëpret gjithnjë e më shumë mjete luksoze dhe lundruese të përmasave të mëdha, duke u kthyer në një pikë ndalesë strategjike në itineraret mesdhetare dhe për shërbimet portuale që ofron.












