Huma Abedin dhe Alex Soros janë zyrtarisht të martuar! Çifti tha “Po” në pronën e dhëndrit me vlerë 14.5 milionë dollarë, ndërsa nusja zgjodhi dy fustane të personalizuara për ceremonitë me familjen dhe miqtë.
Sipas Vogue , Abedin dhe Soros zgjodhën një festë me dy ceremoni në Hamptons: “një të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë për të nënshkruar Nikahun në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe Ketubahun në nder të trashëgimisë hebraike të Sorosit”.
Nusja veshi Givenchy, të dizenjuar nga Sarah Burton, për festën më të madhe, dhe zgjodhi një fustan mahnitës nga Erdem, krijuar nga Erdem Moralıoğlu, për ceremoninë më të vogël.

Pamja klasike e shtëpisë Givenchy, e frymëzuar nga Audrey Hepburn, ishte modeluar nga krep mëndafshi ngjyrë fildishi dhe mbështetëse sateni, duke paraqitur një rrip delikat me “një rresht kopsash të mbuluara përgjatë shpinës”, sipas Vogue.

“Nuk mund ta kaloj dot sa i lehtë është”, tha Abedin për median gjatë veshjes së saj të fundit, duke zbuluar se inicialet e saj dhe të Soros ishin fshehur në qëndisjen e fustanit. “Doja një fustan që bashkëshorti im i ardhshëm do ta shihte dhe do të thoshte: ‘Ajo duket e jashtëzakonshme’”.

Ndërkohë, Abedin e përshkroi fustanin e saj Erdem si “eterial” dhe “të pabesueshëm”, duke i thënë Vogue se “u dashurua me markën” vite më parë, ndërsa punonte në Uashington, DC.
Abedin zbuloi se në bisedat e saj të para me Moralıoğlu, stilisti i paraqiti asaj një sërë skicash, përfshirë një foto të fustanit të nusërisë së Grace Kelly. Ai gjithashtu përfshiu një detaj sentimental në dizajnin përfundimtar.

“Gjëja që më bëri të mbetem pa fjalë kur pashë fustanin është se Moralıoğlu kishte qëndisur emrin e babait tim në arabisht, brenda, pikërisht pranë zemrës sime”, tha Abedin për Vogue.
“Babai im ndërroi jetë në vitin 1993 dhe ai ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Mendoj për të çdo ditë”, shtoi ajo.

Page Six raportoi më parë se kryeredaktorja e Vogue, Anna Ëintour, e ndihmoi Abedin të zgjidhte veshjet e saj të dasmës, pasi të dyja janë shoqe të ngushta.
Në dasmën e pasardhëses miliardere dhe ndihmëses së Hillary Clinton prej shumë kohësh ishin të pranishëm vetë politikania, si dhe bashkëshorti Bill Clinton dhe vajza e tij Chelsea, James Rothschild dhe bashkëshortja e tij Nicky Hilton dhe të tjerë.

Abedin i tha Vogue se në fakt ishte Hillary ajo që e inkurajoi të zhvillonte një ceremoni të plotë në vend që thjesht të arratisej, siç kishin planifikuar fillimisht ajo dhe Sorosi.
Ja postimi: https://www.instagram.com/p/DK5d4AZJLq6/?utm_source=ig_web_copy_link









