BURG PER VELIAJN/ GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës – SPAK: Janë kryer 82 veprime hetimore, nuk ekzistojnë kushtet për ndryshim të masës

Mbetet e pa ndryshuar masa perkryebashkiakun e Tiranes Erion veliaj

Spak deri tani ka raportuar se jane kryer 82 veprime hetimore dhe nuk ekzistojne kushtet per ndryshim te mases

GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliajn duke lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës.

veliaj

Ndërkohë për biznesmenin Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt, u la në fuqi masa “arrest shtëpie”.

Avokati i kryebashkiakut, i cili nuk u paraqit në seancën gjyqësore, kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore.

Por, togat e zeza nuk e pranuan kërkesën. Si argument të ri gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.