BOTERORI I KLUBEVE/ Alonso merr fitoren e parë si trajneri i Realit, madrilenët shkëlqejnë edhe me 10 lojtarë (VIDEO)

Real Madrid ka mposhtur Paçukën me rezultatin 3 me 1. Kjo ishte sfida e raundit të dytë në grupin H. Pasi ndeshja e parë me AL Hilal u mbyll në barazim 1-1, madrilenët bënë detyrën duke fituar. 

Çabi Alonso mori triumfin e parë në krye të Realit. Madrilenët shkëlqyen dhe pse Asencio u largua me karton të kuq në fillimin e ndeshjes.

Bellingham, Guler dhe Valverde sollën 3 pikët, ndërsa goli i Montiel për miqtë pati vlerë vetëm për statistikë. Tashmë Reali ndodhet në krye të grupit me 4 pikë, ndërsa Salcburgu ka një ndeshje më tepër për të luajtur.

REZULTATI PËRFUNDIMTAR

REAL MADRID 3-1 PAÇUKA

35′ Bellingham, 43′ Guler, 70′ Valverde – 80′ Montiel

Goli i Montiel: (VIDEO)

Goli i Valverde: (VIDEO)

Goli i Guler: (VIDEO)

Goli i Bellingham: (VIDEO)

Karton i kuq për Asension: (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

Real Madrid – Paçuka

Screenshot 2025-06-22 202026