ANTI-KRIMI/ Trafikonin armë zjarri dhe lëndë narkotike; goditet grupi kriminal, arrestohen 4 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një grup kriminal është goditur nga Policia e Fierit, i dyshuar për trafik armësh dhe përfshirje në kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Sipas policisë, grupi kriminal vepronte në disa qytete të vendit dhe në disa raste siguronte armë zjarri edhe nga Kosova.

Nga hetimet rezulton se përveç trafikimit të armëve, ata merreshin edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit,” njoftoi policia.

Gjatë aksionit u ushtruan 8 kontrolle në subjekte biznesi dhe 2 kontrolle në ambiente të dyshuara si vende magazinimi armësh. Janë sekuestruar:

  • 4 mijë bimë narkotike (2 mijë në parcelë dhe 2 mijë në kubikë)
  • 5 mijë fara kanabisi
  • 3 armë zjarri automatike
  • 2 armë gjahu
  • Mbi 600 fishekë

Policia po vijon hetimet për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.

Kreu i prokurorisë së Fierit: Kemi dokumentuar trafikim armësh, prodhim e shitje narkotike, kultivim narkotikësh. Më 2.6.2025 janë ushtruar 13 kontrolle në banesa automjete dhe magazina. Arrestohen katër persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, por vijon puna për kapjen dhe vënin para përgjegjësisë për bashkëpunëtorët e tyre. Po ndjekim 204 procedime penale.