VENDIMI/ Kosova nënshkruan marrëveshje historike me SHBA

Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe teknologjisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë një ceremonie zyrtare të mbajtur sot në Prishtinë, Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtori i J6 në Komandën Evropiane të SHBA-së (EUCOM), Gjeneral Major John Phillips, nënshkruan Memorandumin e Marrëveshjes për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA).

Ky memorandum përfaqëson një marrëveshje kyçe të mbrojtjes ndërmjet Departamentit Amerikan të Mbrojtjes dhe FSK-së, duke mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacionit, kriptimin e komunikimeve dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar ushtarake.