SEZONI I RI/ Merr formë Champions League 2025-2026 – të kualifikuara direkt 29 ekipe; mbeten bosh edhe 7 vende

Me përfundimin e kampionateve kryesore europiane, panorama e Champions League për sezonin 2025-2026 po bëhet gjithnjë e më e qartë. Deri më tani, janë 29 skuadra që kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të turneut më prestigjioz europian për klube, ndërsa 7 biletat e fundit do të ndahen përmes fazave kualifikuese që përfundojnë në gusht me ndeshjet play-off.

Champions League e re do të zhvillohet sipas formatit të zgjeruar me 36 skuadra, ku çdo ekip do të luajë 8 ndeshje në fazën e kampionatit para se të nisë eliminimi direkt. Finalja do të luhet më 30 maj 2026 në “Puskas Arena” të Budapestit.

Liga e Kampionëve 2025-2026: ja dhe klubet e kualifikuara

Italia: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus.

Gjermania: Bajern Mynih, Bajer Leverkusen, Borusia Dortmund, Ajntraht Frankfurt

Franca: PSG, Marsejë, Monako

Anglia: Liverpul, Arsenal, Totenhem, Mançester Siti, Çelsi, Njukasëll

Spanja: Barcelona, Real Madrid, Atletiko Madrid, Atletik Bilbao, Vijarreal

Republika Çeke: Slavia Pragë

Greqia: Olimpiakos Pire

Holanda: Ajaks, PSV

Portugalia: Sporting Lisbon

Turqia: Gallatasaraji

Belgjika: Union Sent Xhilois

Kur luhen raundet kualifikuese dhe ndeshjet eliminatore…

Raundi i parë kualifikues: 8/9 dhe 15/16 korrik 2025

Raundi i dytë kualifikues: 22/23 dhe 29/30 korrik 2025

Raundi i tretë kualifikues: 5/6 dhe 12 gusht 2025

Ndeshjet eliminatore: 19/20 dhe 26/27 gusht 2025

Kur luhen ndeshjet e fazës së grupeve…

Dita e parë: 16–18 shtator 2025

Dita e dytë: 30 shtator–1 tetor 2025

Dita e tretë: 21/22 tetor 2025

Dita e katërt: 4/5 nëntor 2025

Dita e pestë: 25/26 nëntor 2025

Dita e gjashtë: 9/10 dhjetor 2025

Dita e shtatë 7: 20/21 janar 2026

Dita e tetë: 28 janar 2026

Kur luhen ndeshjet e fazës eliminatore…

Ndeshjet e fazës eliminatore: 17/18 dhe 24/25 shkurt 2026

Raundi i 16-shes: 10/11 dhe 17/18 mars 2026

Çerekfinalet: 7/8 dhe 14/15 prill 2026

Gjysmëfinalet: 28/29 prill dhe 5/6 maj 2026

Finalja: 30 maj 2026 (“Arena Puskas”, Budapest)

Kur do të zhvillohen shortet?

Raundi i parë kualifikues: 17 qershor 2025

Raundi i dytë kualifikues: 18 qershor 2025

Raundi i tretë kualifikues: 21 korrik 2025

“Play-off”: 4 gusht 2025

Faza e grupeve: 28 gusht 2025

“Play-off” për fazën eliminatore: 30 janar 2026

Raundi i 16-shes, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja: 27 shkurt 2026