REAGIMI/ Akuzat për krime zgjedhore; PSD i mohon: Mbështesim SPAK

Partia Socialdemokrate e Shqipërisë ka dalë më një deklaratë zyrtare ku mohon kategorikisht se disa anëtarë të shtabeve elektorale të PSD në veri të jenë perfshirë në veprimtari të paligjshme.

PSD akuzon se këto lajme janë spekulime për t’i dëmtuar pasi asnjë nga anëtarët e partisë nuk është përfshirë në asnjë krim zgjedhor, ndërsa thekson se nuk ka pasur prezencë të BKH-së dhe as efektivë të policisë në zyrat elektorale.

Në vazhdim të deklaratës sqarohet se kontroll është bërë vetëm në shtëpinë e kryetarit të PSD në Malësinë e Madhe, Ardian Hysës, por rezultoi se nuk është gjetur asgjë e paligjshme.

Operacioni i BKH dhe akuzat për krime zgjedhore, reagon PSD: Lajme të

Ky reagim nga PSD ka ardhur pas operacionit të SPAK ditën e sotme në Shkodër iniciuar nga kallëzimet penale lidhur nga krimet zgjedhore.

Blutë e Shkodrës njoftuan se në bashkëpunim me BKH, kanë zhvilluar kontrolle personale dhe të automjeteve ndaj 6 personave.

‘’Gjatë këtyre kontrolleve, u sekuestruan 7 celularë, para dhe lista me emra qytetarësh që u gjetën këtyre shtetasve.

Po ashtu, nga kontrollet e kryera në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan edhe disa dokumente të ndryshme, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe tollona karburanti.’’ – njoftoi policia.

Operacioni i BKH dhe akuzat për krime zgjedhore, reagon PSD: Lajme të