EVENTI SPORTIV/ Sot etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”, gara e çiklizmit do të zhvillohet vetëm në Tiranë! Rrugët e kryeqytetit që do bllokohen, ja oraret

Ditën e sotme (10 Maj) do të zhvillohet etapa e dytë e “Giro d’Italia 2025”. Gara kronometrike do të përfshijë vetëm qytetin e Tiranës ku disa akse rrugore do të bllokohen për mbarëvajtjen e aktivitetit.

Nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të ditës së shtunë do ndalohet qarkullimi i automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:

  • Sheshin “Skenderbej”;
  • Rrugën “Urani Pano”;
  • Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
  • Bulevardin “Gjergj Fishta”;
  • Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
  • Bulevardin “Bajram Curri”;
  • Rrugën “Ibrahim Rugova”;
  • Rrugën “Lek Dugagjini”;
  • Rrugën “Dervish Hima”;
  • Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
  • Rrugën “Abdyl Frashëri”;
  • Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
  • Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.

Ndërkohë nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë levizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore: “Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).