ATENTAT/ Qëllohen për vdekje dy diplomatët izraelitë në Uashington, kush është autori dhe çfarë dihet për të 

Dy punonjës të misionit diplomatik izraelik në kryeqytetin amerikan, një burrë dhe një grua, kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në Uashington.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas daljes së tyre nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Ushaingtonit në orën 21:05 (me orën lokale).

I dyshuari, Elias Rodriguez, 30 vjeç, nga Çikago është ndaluar nga autoritetet, teksa është parë fillimisht duke qëndruar në ambientet e jashtme të muzeut përpara se të qëllonte në drejtim të katër diplomatëve, dy prej të cilëve humbën jetën. Sipas raportimeëve në mediat e huaja, autori i ngjarjes bëriti “Palestina e lirë” pasi kreu vrasjen.

Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, shkroi në rrjetin social X se: “Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan sonte nga afër, ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC”, teksa shprehu besimin për autoritetet ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.