SHBA KUNDER HAGES/ Është politike; I dërguari i posaçëm, Grenell: “Bllokoni fondet për Gjykatën Speciale”…

I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda.  

“Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën “X”.

Reagimi i Grenell vjen pas një sërë kritikash ndaj kësaj gjykate lidhur me proceset gjyqësore që ka bërë ndaj ish-liderëve të luftës çlirimtare të Kosovës.

Më herët ai ka deklaruar se ‘Themeluesi i shtetësisë së Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, duhet të festojë sot në Prishtinë, jo pas hekurave në Hagë. Evropianët nuk kanë arritur të veprojnë kundër kësaj padrejtësie në 5 vitet e fundit”.

Prej pesë vitesh Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit ndodhen të burgosur në Hagë, të akuazuar për krime lufte.