Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e sekuestrimit ndaj celularit të saj.
Kujtojmë se në ankesën e saj, Ajola Xoxa kishte kërkuar kthimin e celularit, i cili është sekuestruar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen nga SPAK
Me këtë vendim, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke konfirmuar sekuestrimin e pajisjes.
Ajola Xoxa ndodhet nën masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”, ndërsa është nën hetim për fshehje pasurie.
Bashkëshorti i saj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u arrestua më 10 shkurt të vitit 2025, nën akuzat për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.









