PRETENDIMI/ Rebelët Huthi thonë se kanë rrëzuar një avion F-18; Pritet kundërpërgjigjja e SHBA-së

Rebelët Huthi në Jemen thonë se avionët e tyre luftarakë qëlluan një aeroplan F-18 të Marinës Amerikane gjatë një operacioni kundër aeroplanmbajtëses USS Harry Truman në Detin e Kuq.

“Ky operacion vjen 24 orë pas operacionit të bekuar që detyroi aeroplanmbajtësen amerikane Truman të drejtohej drejt veriut të largët të Detit të Kuq, drejt Kanalit të Suezit, dhe pati rezultatet e mëposhtme: rrëzimin e një luftanije F-18”, – thuhet në deklaratë.

Pentagoni nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për momentin, as nuk e konfirmon dhe as të përgënjeshtrojë pretendimet e forcave rebele, por nga ajo që ka ndodhur muajt e fundit, sa herë kanë sulmuar Huthit, SHBA është kundërpërgjigjur fort, duke bombarduar pozicionet e tyre.

Gjatë orëve të mëpasme nuk do të ishte çudi një ofensivë e re në Jemen.