DEKLARATA/ “Non grata” ndaj Berishës, Jorida Tabaku: Çdo retorikë politike e ngritur, ka rënë. Shumë mite mbi raportin e PD me SHBA janë thyer

Kandidatja e PD në qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku e ftuar në emisionin “Open” në Neës24, është shprehur se non grata e kreut të PD, Sali Berisha, nuk e pengojnë fushatën zgjedhore që sapo ka nisur.

Sipas saj, çdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS, ka rënë. Nuk është në rend dite se SHBA po bashkëpunon me PD, për njerëzit është një retorikë që nuk ka rëndësi.

Tabaku tha se nga takimet elektorale të organizuara me qytetarët nuk ka rëndësi nëse hiqet ose jo non grata e Berishës.

Jorida Tabaku: Tashmë shumë mite janë thyer, sa i përket marrëdhënieve me SHBA. PD sot është në të tjera kushte. Strategu i fushatës është ish-këshilltari i Trump.

Fushata se ka të bazuar në këtë drjetim. Fushata është e drejtuar te qytetarët. Unë besoj se ndryshimi i qeverisë në SHBA, ka ridimensionim të raportit me Shqipërinë.

Në fund të këtij procesi jam e sigurt se cdo retorikë politike e ngritur me të padrejtë nga PS ka rënë. Nuk është në rend dite se SHBA po bashkëpunon me PD, për njerëzit është një retorikë që nuk ka rëndësi.

“Non grata” 3 vite të shkuara mund të pengonte fushatën, ka rënë. Kanë ndodhur gjëra të pabesuesjhme. Dhe me partnerët evropianë, ka një hapje të PD. Non grata nuk ka rëndësi për qytetarët.