LUFTA NE UKRAINE/ Sekretari Marco Rubio: Putin do të marrë vendimin për armëpushim brenda javës, jo muajve

Diplomati më i lartë i SHBA-së ka thënë se do të mësohet brenda disa javëve dhe jo muajve,  nëse Vladimir Putin është serioz për paqen dhe një armëpushim në Ukrainë.
Duke folur pas një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se përfundimi i luftës është një vendim që “në fund” do të duhet të merret nga presidenti rus.
Kjo pason komente të ngjashme nga homologët e tij britanikë dhe francezë të premten në mëngjes në margjinat e takimit të NATO-s, të cilët gjithashtu akuzuan Putinin se vazhdonte të “zvarritte këmbët” dhe bombardimet e tij.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase thanë se sulmet ruse gjatë natës në Kharkiv vranë të paktën pesë, dhe një sulm me raketa balistike më vonë në Kryvyi Rih vrau 14 persona.

Rusia dhe Ukraina kanë shtuar sulmet e tyre teksa presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përpiqet t’i bashkojë ata për të arritur një marrëveshje armëpushimi për t’i dhënë fund luftimeve më shumë se tre vjeçare.
Muajin e kaluar, Ukraina ra dakord të pranojë një propozim të SHBA-së për një armëpushim fillestar 30-ditor, pas bisedimeve në Arabinë Saudite, ndërsa Rusia ende duhet të marrë një vendim.
Sulmi në qytetin verilindor të Kharkiv-it erdhi disa orë përpara se shefat ushtarakë francezë dhe britanikë të mbërrinin në Kiev për të diskutuar mundësinë e dislokimit të trupave aleate në Ukrainë në rast të një armëpushimi.