KOMPLEKSIMI NGA BASHA/ Ndonëse kreu Euroatlantik ju bind KQZ për heqjen e simboleve të PD, Berisha e sulmon sërish: “Është në mision…”!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në konferencën me gazetarët lidhur me konfliktin e logos së PD-së mes tij dhe Lulzim Bashës.

Kujtojmë se Lulzim Basha hoqi dy ditë më parë nga selia e tij logot dhe nënshkrimet e tjera që e lidhin me PD-në, pas padisë së Sali Berishës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Basha i zëvendësoi ato me të Koalicionit Euroatlantik, me të cilin ka hyrë në zgjedhjet e 11 majit.

Lidhur me këtë Berisha tha se Basha është në një mision të diktuar nga Edi Rama.

Në konferencën e radhës me gazetarët, Sali Berisha sulmoi Lulzim Bashën duke e akuzuar se bashkëpunon me Edi Ramën. I pyetur se si do ta ndalojë drejtuesin politik të Koalicionit Euroatlantik, që të përdorë logon e PD në rrjetet sociale, Berisha tha se ky akt përbën vjedhje pronësie. 

“Tani ai është në një mision, Brava është në një mision dhe atij ia dikton padroni i tij Edi Rama një akt të tillë që përbën vjedhje pronësie. Akt shumë i gabuar, por shqiptarë që të votojnë më Lul Bravën se mban këtë apo atë logo nuk ka.”, u shpreh Berisha.