VIZITA E SORENSEN/ I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, sot për herë të parë në Prishtinë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Emisari i ri Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen do të vizitojë sot Kosovën, në vizitën e tij të parë si i ngarkuar i BE-së për këtë proces.

Sorensen do të zhvillojë takime me presidenten me Vjosa Osmani në orën 09:45.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin e ri të BE-së për Dialog, Peter Sørensen”, thuhet në njoftimin e Presidencës. 

Sorensen në orën 10:30 do të ketë takim edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti. Pas takimi me Kurtin, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, do të pritet në takim edhe nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.