Gjykata e qytetit të Tbilisit shpalli sot fajtor ish-presidentin gjeorgjian Mikheil Saakashvili për përvetësim të fondeve shtetërore dhe e dënoi atë me nëntë vjet burg.
Saakashvili, i cili ishte president nga viti 2004 deri në vitin 2013, ishte dënuar më parë me gjashtë vjet burg për shpërdorim detyre pasi u kthye në Gjeorgji në vitin 2021, raportoi agjencia e lajmeve Interpress.
Ai e kaloi pjesën më të madhe të dënimit në spitalin e burgut, raporton Reuters.
Gjykata shpalli fajtor edhe ish-kreun e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Teymuraz Yanashi, por ai vetëm u gjobit vetëm pak më shumë se 1000 dollarë, raportoi TASS









