MARRJA NE PYETJE/ Erion Veliaj lë qelinë, vjen në SPAK për të dëshmuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë qelinë e tij në burgun e Durrësit dhe ka mbërritur këtë të enjte në ambientet e SPAK, ku po merret në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Marrja në pyetje po kryhet në prani të avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët po ndjekin nga afër çdo hap të procesit ligjor.