Protesta e zhvilluar këtë të hënë në Tiranë është shoqëruar me tensione gjatë marshimit të qytetarëve drejt institucioneve shtetërore. Situata u përshkallëzua kur forcat e Policisë së Shtetit ngritën një kordon sigurie për të bllokuar lëvizjen e protestuesve.
Sipas informacioneve nga terreni, efektivët e policisë përdorën spraj dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa një pjesë e protestuesve reaguan duke hedhur vezë në drejtim të forcave të rendit.
Për garantimin e rendit dhe sigurisë, Policia e Shtetit kishte marrë masa të shtuara, duke vendosur një perimetër të gjerë sigurie me efektivë të forcës “Shqiponja” dhe të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH).
Tensionet zgjatën për disa minuta, ndërsa situata vijon të monitorohet nga forcat e rendit.









