Tiranë–Toronto, hapet linja e re ajrore. – Nga sot Shqipëria dhe Kanadaja më afër se kurrë

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit është inauguruar fluturimi i parë direkt Tiranë–Toronto, një zhvillim i ri në lidhjet ajrore mes Shqipërisë dhe Kanadasë. Ky itinerar pritet të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, komunitetit shqiptar në Amerikën e Veriut dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në ceremoninë e nisjes së fluturimit ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, si dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi. Autoritetet e kanë cilësuar këtë linjë si një “urë të re lidhëse” që afron më tej marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kanadasë përtej Atlantikut.