Të shtëna pranë xhamisë në SHBA – Raportohen 3 të vrarë nga dy adoleshentë

Tre persona kanë humbur jetën në San Diego të SHBA-së, pasi dy adoleshentë të armatosur hapën zjarr pranë një qendre islame, në një ngjarje që po hetohet si krim i mundshëm urrejtjeje, sipas mediave amerikane.

Sipas autoriteteve, dy autorët e dyshuar, të moshës 17 dhe 18 vjeç, pasi kryen sulmin, u gjetën më vonë të vdekur brenda një automjeti, ku dyshohet se i kanë dhënë fund jetës.

Mes viktimave ishte edhe një roje sigurie e qendrës islame, i cili raportohet se ndërhyri për të parandaluar pasoja edhe më të rënda. Autoritetet ende nuk kanë publikuar identitetet e viktimave.