Edi Rama ka marrë pjesë në Elbasan në ceremoninë e shpalljes së fituesve të programit për startup-e të të rinjve, ku ka vlerësuar rolin e ish-ministres Bora Muzhaqi në zhvillimin e këtij projekti.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Muzhaqi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në nisjen dhe funksionimin e programit, duke theksuar se pa angazhimin e saj nuk do të ishte arritur ky rezultat në fazat e para.
“Bora për shumë njerëz është bërë një meme e njohur, por për mua dhe për këtë program ajo është një nga figurat kyçe,” u shpreh kryeministri.
Ai shtoi gjithashtu se në Elbasan janë 27 shkolla ku nxënësit mësojnë bazat e kodimit dhe inkurajoi të rinjtë të përfitojnë nga eksperienca dhe mbështetja e ish-ministres për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre në teknologji dhe aplikime inovative.









