Broja pa trajner – Scott Parker largohet nga Burnley

Klubi i Burnley ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Scott Parker përpara përfundimit të sezonit, duke e zyrtarizuar vendimin përmes një njoftimi për mediat. Ndarja vjen pas një sezoni të vështirë që përfundoi me rënien e skuadrës në EFL Championship.

Ky zhvillim prek drejtpërdrejt edhe sulmuesin shqiptar Armando Broja, i cili tashmë përballet me pasiguri për të ardhmen. Me katër javë të mbetura nga sezoni dhe pa një trajner të konfirmuar, Broja duhet të rishikojë planet e tij, si për fundin e këtij edicioni, ashtu edhe për sezonin e ardhshëm.

Në pritje të emrit të ri në pankinë, sulmuesi kuqezi pritet të vendosë nëse do të qëndrojë te Burnley për të garuar në Championship apo të shqyrtojë ofertat që mund të vijnë gjatë merkatos verore.