Kancelari gjerman, Friedrich Merz, u është bashkuar reagimeve të liderëve botërorë duke dënuar të shtënat me armë zjarri gjatë Darka e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Në një reagim publik në rrjetin X, Merz theksoi se dhuna nuk mund të ketë vend në një sistem demokratik, duke nënvizuar se vendimet duhet të merren përmes votës dhe jo armëve. Ai shtoi se është i lehtësuar që Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt.
Ngjarja ndodhi gjatë mbrëmjes së djeshme në hotelin Washington Hilton, ku po zhvillohej eventi vjetor. Pas të shtënave, forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë, duke evakuuar presidentin dhe zyrtarët e lartë.
Reagime të ngjashme erdhën edhe nga liderë të tjerë ndërkombëtarë, përfshirë kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron, të cilët shprehën lehtësim që nuk pati viktima mes zyrtarëve dhe gazetarëve.
Sipas raportimeve, një oficer i Shërbimit Sekret mbeti i plagosur, por arriti të shpëtojë falë jelekut antiplumb, ndërsa hetimet mbi rrethanat e incidentit vijojnë.









