Trump pyetet nëse ishte objektiv i sulmit në Uashington

Presidenti amerikan Donald Trump është pyetur gjatë një konference për shtyp nëse beson se ishte shënjestra e të shtënave që ndodhën gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington.

Në përgjigje, Trump u shpreh se “nuk mund të thuhet me siguri”.

“Mendoj se këta njerëz janë të çmendur; nuk i dihet kurrë”, tha presidenti amerikan.

Ndërkohë, Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, kishte bërë më herët një deklaratë të pazakontë pak para incidentit, duke thënë në një intervistë për Fox News se “do të jetë argëtuese dhe do të ketë disa të shtëna sonte në sallë”, gjatë tapetit të kuq të eventit që më pas u ndërpre.

Pas të shtënave, Presidenti Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe Zëvendëspresidenti JD Vance u evakuuan me urgjencë nga salla në Washington Hilton.

Më pas, Trump publikoi pamje të personit të dyshuar të përfshirë në incident.