Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Buçimas në zonën e Pogradec, duke shkaktuar panik mes banorëve të zonës.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet të ketë nisur nga një magazinë me dërrasa pranë banesës, si pasojë e një defekti elektrik. Flakët janë përhapur me shpejtësi, por ndërhyrja në kohë e Zjarrfikësja e Shqipërisë ka bërë të mundur izolimin e vatrës dhe shmangien e djegies së plotë të banesës.
Falë reagimit të shpejtë është shpëtuar edhe një tjetër shtëpi ngjitur me objektin e përfshirë nga zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat e policisë dhe ekipet e emergjencave civile për të vlerësuar dëmet dhe për të nisur procesin e rikonstruksionit.
Në banesë jetonte një nënë me tre vajzat e saj, dy prej të cilave kanë probleme të shëndetit mendor. Fatmirësisht, të gjitha kanë arritur të dalin në kohë pa lëndime, megjithëse familja përballet me kushte të vështira ekonomike.
Hetimet për shkaqet e sakta të zjarrit po vijojnë.









