Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iran është “shumë pranë fundit”, duke lënë të kuptohet se zhvillimet në terren mund të çojnë së shpejti në një zgjidhje.
Ai shtoi se bisedimet mes SHBA dhe Iranit mund të rifillojnë brenda dy ditëve të ardhshme, por theksoi se po shqyrtohet një vend i ri për takimin, ndryshe nga opsioni i mëparshëm për zhvillimin e tyre në Pakistan.
Megjithatë, nga ana tjetër, zyrtarë në Teheran kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion për një raund të dytë negociatash, duke lënë të paqartë nëse palët janë realisht pranë rikthimit në tryezën e bisedimeve.









