Qeveria merr vendim – Miraton rregullat për lojërat e fatit – Ngrihet strukturë për financimin e projekteve

Këshilli i Ministrave ka miratuar rregullat e reja për organizimin dhe funksionimin e një strukture të re në sektorin e lojërave të fatit, duke synuar rritjen e transparencës dhe standardeve në këtë fushë.

Bëhet fjalë për krijimin e Këshillit të Mbështetjes së Projekteve, një organ që do të funksionojë pranë Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit dhe që do të ketë rol kyç në financimin dhe përzgjedhjen e projekteve në këtë sektor.

Vendimi përcakton në detaje mënyrën e ngritjes dhe funksionimit të këtij këshilli, si dhe kriteret që duhet të plotësojnë subjektet për të përfituar mbështetje financiare. Gjithashtu, janë saktësuar dokumentet e nevojshme për aplikim dhe procedurat që do të ndiqen për shqyrtimin e projekteve, me synimin për të garantuar objektivitet dhe transparencë.

Krijimi i kësaj strukture synon të forcojë mekanizmat e kontrollit dhe mbështetjes për iniciativa të ndryshme në industrinë e lojërave të fatit, duke vendosur një proces më të qartë dhe të rregullt për shpërndarjen e fondeve.

Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë dhe pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e menaxhimit dhe mbikëqyrjes së këtij sektori në Shqipëri.