Ngjarje e rëndë në Katar – Helikopteri ushtarak bie në det – nis operacioni për gjetjen e ekuipazhit”

Një helikopter ushtarak i Katar është rrëzuar në ujërat detare pranë brigjeve të vendit, gjatë një misioni rutinë, duke shkaktuar shqetësim për fatin e personave që ndodheshin në bord.

Sipas autoriteteve zyrtare, incidenti ndodhi si pasojë e një defekti teknik, ndërsa mjeti ajror ishte në fluturim.

Pas rrëzimit, u aktivizua menjëherë një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi në zonë, me pjesëmarrjen e njësive të specializuara detare dhe strukturave të sigurisë.

Ministria e Brendshme e Katarit bëri të ditur se ekipet janë duke punuar intensivisht për të lokalizuar helikopterin dhe për të gjetur anëtarët e ekuipazhit, ndërsa deri tani nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre.

Ngjarja ndodh në një periudhë të ndjeshme për rajonin, mes tensioneve të vazhdueshme në Gjirin Persik dhe incidenteve të fundit që kanë rritur shqetësimet për sigurinë.