VIDEO-LAJM/ Ylli i ri shqiptar shpërthen në Bundesligën Gjermane – 16 vjeçari Erblin Osmani debuton me Bayern Munich

Një moment historik për futbollin shqiptar! Talenti 16-vjeçar, Erblin Osmani, ka bërë debutimin e tij me fanellën e Bayern Munich në elitën e futbollit gjerman.

I hedhur në fushë nga trajneri Vincent Kompany në minutën e 87-të, Osmani zëvendësoi Leon Goretzka, duke shënuar kështu hapin e parë në një nga skenat më të mëdha të futbollit europian.

Bavarezët triumfuan bindshëm me rezultatin 4-0, por vëmendja ishte te debutimi i talentit shqiptar, i cili hyn në histori si një nga më të rinjtë që vesh fanellën e këtij klubi legjendar.

DEBUTIMI I ERBLIN OSMANIT: VIDEO

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të javës në Bundesliga, Borussia Dortmund përmbysi Hamburger SV me rezultatin 3-2, ndërsa Werder Bremen fitoi minimalisht 0-1 ndaj VfL Wolfsburg.

Dy përballje të tjera, 1. FC Köln – Borussia Mönchengladbach dhe 1. FC Heidenheim – Bayer Leverkusen, u mbyllën me spektakël dhe barazime 3-3.