Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë paralajmëruar për një përshkallëzim të rrezikshëm, duke deklaruar se Irani ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të arrijnë deri në 4,000 kilometra.
Sipas ushtrisë izraelite, kjo kapacitet potencialisht vendos në rrezik dhjetëra vende në Europë, Azi dhe Afrikë, duke e shndërruar kërcënimin nga rajonal në global.
Deklarata i referohet sulmit të fundit ndaj bazës së përbashkët të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar në Diego Garcia, ku dy raketa u lëshuan, por asnjëra nuk arriti objektivin.
IDF theksoi se Teherani më herët kishte mohuar zhvillimin e raketave me këtë rreze, ndërsa tani e cilëson Iranin një “kërcënim global”, me aftësi potenciale për të goditur edhe qytete si Londra, Parisi apo Berlini.
Megjithatë, ekspertët ndërkombëtarë mbeten të rezervuar, duke theksuar se ende nuk ka prova përfundimtare që konfirmojnë aftësinë e Iranit për të goditur objektiva në distanca kaq të mëdha, pavarësisht se incidenti i fundit shihet si një përshkallëzim i rëndësishëm i tensioneve.









