Flakë dhe kaos në Abu Dhabi – sulm me dronë godet zemrën e prodhimit të naftës

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fushë nafte dhe gazi në Abu Dhabi pas një sulmi me dronë, sipas autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Raportohet se deri më tani nuk ka viktima apo të lënduar, ndërsa ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë për të vënë nën kontroll flakët në objektin energjetik.

Objekti i goditur është fusha e naftës dhe gazit Shah, një nga më të mëdhatë në botë për prodhim, e cila ndodhet rreth 180 kilometra në jugperëndim të Abu Dhabit.

Sulmi vjen në një moment tensionesh të larta në rajonin e Gjirit Persik, ku infrastruktura energjetike është kthyer në një objektiv të shpeshtë të sulmeve me dronë, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe furnizimet globale me energji.