Eksploziv në Oslo! – Sulmohet Ambasada Amerikane në Norvegji – ngjarja nën hetim nga autoritetet

Një shpërthim i fuqishëm tronditi kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Oslo në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke shkaktuar dëme materiale, por pa viktima. Autoritetet norvegjeze kanë nisur hetimet dhe janë vënë në kërkim të personave të dyshuar.

Ministrja e Drejtësisë, Astri As Hansen, e cilësoi incidentin si “të papranueshëm” dhe njoftoi angazhimin e burimeve të shumta, duke përfshirë qen policie, dronë dhe helikopterë. Stafi i ambasadës ka informuar Departamentin e Shtetit.

Ngjarja ndodh ndërkohë që konflikti i nisur nga SHBA dhe Izraeli ndaj Iranit ka hyrë në ditën e nëntë, dhe zyrtarët iranianë kanë paralajmëruar hakmarrje.