U pritet hovi të hetuarve që shpresonin të përfitonin proçedurialisht – SPAK njofton: Hetimet më të komplikuara mund të zgjasin deri në 2 vite

SPAK ka njoftuar këtë të premte se hetimet e rasteve më të ndërlikuara nuk do të përfundojnë brenda afatit standard prej 6 muajsh, por mund të zgjasin deri në 2 vite.

Sipas njoftimit zyrtar, për çdo çështje komplekse angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, për të garantuar një analizë të thelluar dhe trajtim të specializuar të dosjeve.

“Çështjet komplekse mund të tejkalojnë afatin standard dhe përfundimi i tyre kërkon kohë më të gjatë. Për këto raste angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues,” nënvizon SPAK në komunikatën e saj.
Kjo masë synon të sigurojë hetime të detajuara dhe të kujdesshme, duke ruajtur standardet e ligjit edhe për rastet më të ndërlikuara, të cilat shpresonin të përfitonin proçedurialisht mbyllje hetimesh për mbarim afatesh.