Takim sekret në Presidencë – Osmani priti të ngarkuarën amerikane në ditën e fundit për zgjedhjen e presidentit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati. Takimi vjen në një kohë vendimtare, teksa afati për nisjen e procedurës për zgjedhjen e presidentit përfundon sot dhe Kosova përballet me rrezikun e zgjedhjeve të reja pas muajsh bllokadash politike.

Osmani, e cila kishte shprehur ambiciet për një mandat të dytë, nuk gjeti mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka propozuar kryediplomatin Glauk Konjufca si kandidat. Presidenca njoftoi se presidentja do të mbajë një konferencë për media pasdite për të sqaruar zhvillimet.