Nis ofensiva tokësore në Iran – Përshkallëzohet lufta – Mijëra luftëtarë kurdë zbresin nga malet për në territorin iranian

Një zyrtar i Koalicionit të Forcave Politike të Kurdistanit Iranian (CPFIK) ka deklaruar se grupe të armatosura kurde me bazë në Irak kanë nisur një ofensivë tokësore kundër forcave të Iran.

Sipas tij, luftëtarët e lidhur me Kurdistan Free Life Party (PJAK) kanë hyrë në territorin iranian që prej mesnatës së 2 marsit, duke marrë pozicione luftarake në zonat kufitare.

Zyrtari, në një deklaratë për i24NEWS, tha se forcat iraniane janë tërhequr nga qyteti kufitar Mariwan dhe kanë ngritur linja mbrojtëse brenda dhe përreth zonës. Ai shtoi se mijëra luftëtarë të PJAK-ut janë dislokuar në rajonet malore të Iranit perëndimor, veçanërisht në vargmalet e Zagrosit.

ePJAK operon përmes dy krahëve të armatosur, YRK dhe HPJ, të cilat, sipas burimit, janë të organizuara sipas modelit të formacioneve kurde në Siri.Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht mbi këto pretendime, ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar.